Atletico Madrid prish kontratën me yllin e skuadrës

Atletico Madrid ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Diego Costa për t’i dhënë fund kontratës së tij. Në këtë mënyrë, sulmuesi brazilian i cili luan me kombëtaren e Spanjës i jep fund aventurës së tij të dytë me bardhekuqtë e Madridit.

Diego Costa u bashkua fillimisht me Atletico Madrid në vitin 2006, kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai ka luajtur 215 ndeshje zyrtare me këtë ekip, duke shënuar 83 gola dhe duke dhënë 36 asiste.

Gjatë aventurës së tij me Atletico, Diego Costa ka fituar një titull kampion (2013/2014), një Kupë Mbreti (2013), një Europa League (2018) dhe dy Superkupa Evrope (2010 dhe 2018).

SHKARKO APP