Atletico Madrid projekton shkëmbimin e bujshëm me Napolin
Milik është në listën e futbollistëve që pritet të ndryshojë skuadër gjatë janarit. Presidenti i Napolit, De Laurentiis kërkon 16-18 milionë euro për ta lënë të lirë. Një shifër që nuk është gati që ta paguajë as Juventus dhe as Roma.
Atletico Madrid, ndërkohë mund të ketë më shumë fat, pasi mund të bëjë një shkëmbim të bujshëm, duke i ofruar sulmuesin Diego Costa, i cili ka kërkuar largimin.
Marrëdhëniet e mira mes të dyja skuadrave, mund të ndihmojë këto dy lëvizje të përfundojnë me sukses. Costa gjithmonë e ka shprehur dëshirën për një aventurë në Itali, ndërkohë që Milik mund të provojë që të tregojë vlerat e tij në një kampionat më të hapur si ai spanjoll. /R.Lika-Koha Jone/