Atletico Madrid shokon Juventusin në duelin e parë, City mund Schalken (VIDEO)

Atletico Madrid i ka dhënë një goditje të fortë shpresave të Juventusit për të triumfuar këtë sezon në Champions. Los Colchoneros kanë fituar 2-0 në duelin e parë në “Wanda Metropolitano” duke hedhur një hap të rëndëishëm drejt kualifikimit. Në minutën e 8-të Cristiano Ronaldo lëshoi një “bombë” nga distanca, por Jan Oblak e largoi topin në goditje nga këndi. “Los Colchoneros” u kundërpërgjigjën në minutën e 15-të më një goditje nga distance tëThomas, që u ndal nga portieri Szczesny.

Pjesa e dytë do të niste më mirë për Juventusin që ka kontrollin e lojës, por në minutën e 50-të, Atletico kishte shansin më të mirë të ndeshjes me Diego Costën që u vendos përballë portierit rival, por goditja e tij ishte shumë jashtë kuadratit. Dy minuta më pas Juventus shpëton sërish, por këtë herë nga një pritje fantastike e portieri Szczesny dhe më pas shkon në traversë.  Juventusi është në gjumë total në minutat e fundit, pasi do të pësonte dy gola brenda 5 minutash nga dy mbrojtësit Godin dhe Gimenez që bënë sulmuesit në këtë mbrëmje.

Swiss Digital Desktop Reklama
  • 70’ Anulohet goli- Atletico gjen rrugën e rrjetës me Moratën, i cili realizon me kokë, por sulmuesi i madrilenëve përdori edhe duart ndaj Chiellinit në momentin e kërcimit, ndaj dhe goli u anulua me VAR
  • 78’ 1-0 Pas një rrëmujë në zonën e Juventusit, Gmenez ishte në vendin e duhur dhe në momentin e duhur për të realizuar golin e avantazhit
  • 83’ 2-0 Atletico ka shënuar edhe golin e dytë me një tjetër mbrojtës. Diego Godin ka shënuar pas një goditje dënimi, duke tronditur për herë të dytë bardhezinjtë

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

Manchester City ka triumfuar 3-2 në duelin e parë të luajtur në Gjermani ndaj Schalkes. Triumfi ishte shumë i vështirë për ekipin e Guardiolës që shënoi me Agueron, Sane dhe Sterling, ndërkohë që luajti për 20 minuta me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Otamendit.

Schalke 04-Manchester City 2-3

  • 18’ 1-0 Manchester City ka arritur që të zhbllokojë rezultatin me Aguron, pasi përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendasve që i dhuroi topin.
  • 38’ 1-1 Schalke ka arritur të barazojë nga pika e bardhë me Bentaleb, pas një topi të prekur me dorë nga Otamendi
  • 45’ 2-1 Skuadra gjermane ka gjetur edhe golin e avantazhit, sërish nga pika e bardhë dhe me te njëjtën autor Bentaleb, i cili mposhti për herë të dytë Ederson
  • 85’ 2-2 Leroy Sane shënon një super gol nga goditja e dënimit, por sulmuesi nuk feston, pasi ka luajtur më parë me ekipin gjerman
  • 90’ 2- 3 Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Sterling përfiton nga një gabim i një mbrojtësi dhe më pas e ka të thjeshtë për të shënuar

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?