Atletico Madrid turpëron Barcelonën në Kupë e Mbretit (VIDEO)
Atletico Madrid ka hedhur një hap të madh drejt finales së Kupës së Mbretit, duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 FC Barcelona në ndeshjen e parë gjysmëfinale.
Në stadiumin Ëanda Metropolitano, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone dominoi plotësisht takimin, duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë dhe duke krijuar një avantazh të konsiderueshëm përpara ndeshjes së kthimit, e planifikuar më 3 mars.
Seria e golave nisi që në minutën e 6-të, kur Joan García u tregua i pavëmendshëm në një pasim prapa nga Eric García, duke lejuar që topi të përfundonte në rrjetë. Më pas, në minutën e 14-të, Antoine Griezmann dyfishoi shifrat me një goditje të saktë në cepin e portës.
Atletico nuk e uli ritmin dhe në minutën e 33-të realizoi edhe golin e tretë me Ademola Lookman, i cili finalizoi me qetësi brenda zonës. Në kohën shtesë të pjesës së parë, Julián Álvarez vulosi rezultatin 4-0 me një goditje të fuqishme nga distanca.
Një paraqitje autoritare e madrilenëve që i vendos ata në pozita shumë të favorshme për të siguruar finalen, ndërsa Barcelona do të duhet një mrekulli në ndeshjen e kthimit për të përmbysur diferencën.

KOHA JONË SONDAZH

