Atletico merr fitoren e tretë radhazi në La Liga, mund Levanten (VIDEO)

Atletico Madrid e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2020, duke fituar 2-1 ndaj Levantes në duelin e vlefshëm për javën e 19-të në La Liga. Ky ishte suksesi i tretë radhazi në kampionat për ekipin madrilen.

Skuadra e Simeones zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 13-të me Correa-n që konkretizoi një aksion fantastik të Trippier në krahun e djathtë. Miqtë reaguan shumë shpejt, me Marti Roger, i cili befasoi mbrojtjen vendase me një kthesë të bukur në zonë.

Ndeshja u bë shumë e bukur, teksa në minutën e 18-të, Lor Colchoneros do të rikthehej sërish në avantazh me Felipen, që realizoi me kokë. Në pjesën e dytë rastet e Atleticos nuk do të mungonin, por Joao Felix nuk do të kishte fat. Ekipi i Simeones me këtë fitore ngjitet në kuotën e 35 pikëve në vendi e tretë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP