Atletico ndalet ndaj Granada-s, Uzuni luan për gjysmë ore lojë (VIDEO)

Atletico Madrid bën një tjetër ndalesë në La Liga duke komplikuar prezencën e saj në Champions League për sezonin e ardhshëm. Skuadra e Simeones nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Granada-s.

Ishte një ndeshje e dominuar nga Los Colchoneros, por që do të krijonin shumë pak shanse shënimi. Myrto Uzuni luajti në 30 minutat e fundit duke hyrë në fushë si zëvendësues, ndërkohë që dha dy-tre sinjale shumë të mira me aksione të shpejta.

Matheus Cunha u ndal nga shtylla në fundin e kohës së rregullt, teksa Atletico për momentin mban vendin e dytë me 61 pikë, por skuadrat e tjera kanë nga një ndeshje për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?