Atletico ndalet në Rusi, Gladbahu turpëron me 6 gola Shakhtarin (VIDEO)
Mbrëmja e sotme e Champions League ka nisur me surpriza dhe gola. Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Lokomotivës së Moskës. Skuadra e Simeones zhbllokoi ndeshjen në minutën e 18-të me Gimenez, por vendasit do të barazonin me Miranchuk me penallti në minutën e 25-të. Skuadra spanjolle tentoi deri në fund golin e avantazhit, por nuk do të arrinte që të shënonte sërish.
Surpriza vjen nga Ukraina, teksa Shkahtar Donesk është shkatërruar në shifrat 0-6 nga Gladbahu. Skuadra gjermane ishte e pamëshirshme duke e mbyllur ndeshjen që në fraksionin e parë, pasi shënuan 4 gola për 44 minuta. Dy herë Plea, një autogol i Bondar dhe Bensebaini ishin autorët e golave. Në fraksionin e dytë Stindl shënoi golin e pestë, ndërkohë që Plea kompletoi tripletën personale. /RLika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

