Atletiko Madrid favorite në Gjermani, rezultati 1-1 më i mundshmi

Atletiko Madrid konsiderohet favorite për të fituar sot ndaj Bayer Leverkusen, në ndeshjen e parë të Champions league, ndonëse luan në Gjermani.  Nën-kampionët e sezonit të kaluar në Champions, që drejtohen nga  Diego Simeone po kalojnë një formë të mirë, pas fitores 3-0 që siguruan në fundjavë, ndaj Almerias, ndeshje e vlefshme për kampionatin spanjoll. Atletico është kuotuar nga kompanitë e basteve me koeficient 2,25 për fitoren e mundshme ndaj ekipit gjerman, që ka pasur luhatje në javët e fundit në Bundesligë. Suksesi i mundshëm i vendasve kuotohet me 3,30.  Shanja “X” kuotohet me 3.2, rezultat që është shënuar në dy ndeshjet e fundit të përballjeve mes tyre, tre vjet më parë, ndeshje të vlefshme për Europa League. Por një rezultat i tillë mund t’i shkojë për shtat Atletiko Madrid, që e pret Bajer Leverkusen në shtëpi, në ndeshjen tjetër dhe do ta ketë më të lehtë që të kalojë më tej.  Rezultati 1-1 konsiderohet si më i mundshmi, mes tyre, në ndeshjen e parë. Sakaq, Arsenali në ndeshjen tjetër ndaj Monacos, falë formës së mirë në Premier League dhe eksperiencës ka më tepër shanse fitoreje, sipas kompanive të basteve, teksa e kanë kuptuar triumfin e topçinjve të Londër me koeficientin 1.65. sa i përket rezultatit të saktë, kjo ndeshje shihet si më e paparashikueshme, pasi luhatjet e francezëve kanë qenë të mëdha gjatë këtij sezoni.  

 

Champions League–

Swiss Digital Desktop Reklama

Raund i 1/16 – Sot

Swiss Digital Mobile Reklama

20:45 Arsenal – Monaco

20:45 Bayer L. – Atletico M.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?