Atletiko shkatërron Sevijan, blindon vendin e dytë në renditje (VIDEO)

Sevija pas paraqitjes së shkëlqyer në Champions ndaj Junajtid, ka zhgënjyer totalisht duke pësuar një humbje të thellë në shifrat 2-5 ndaj Atletikos. Skuadra e Montelës ka shfaqur shenja të dukshme lodhjeje ndaj Los Kolçoneros, që ishin të pamëshirshëm.

Diego Kosta hapi serinë e golave në minutën e 29-të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë ishte Grizman që realizoi dhe golin e dytë. Ylli francez nuk ndalet këtu pasi në pjesën e dytë shënoi dhe dy gola të tjerë duke kompletuar tripletën personale. Kokë realizoi golin tjetër për Atletikon, ndërkohë që Sevija shënoi dy gola në fundin e ndeshjes me Sarabia dhe Noliton.

Atletiko mban vendin e dytë me 58 pikë, 7 më pak se Barcelona e vendit të parë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?