Atmosfera në Tiranë, flet turistja polake: E dua Shqipërinë, të fitojë më i miri
Atmosfera në Tiranë para sfidës Shqipëri-Poloni po shoqërohet me shumë pozitivitet. Kryeqytetin kanë zgjedhur ta vizitojnë një grup turistësh polakë.
Nga pedonalja e Tiranës, një guidatore polake të grupit ka thënë se “e do Shqipërinë” teksa kjo shihet qartë dhe në një kapele që ajo ka zgjedhur të vendosë, pikërisht me simbolet e flamurit kuqezi.
“Ne jemi këtu çdo javë, të dielava udhëtojmë drejt Shqipërisë, Tiranës, Krujës dhe Beratit. Unë kam një grup turistësh polakë që vijnë këtu për pushime. Unë jam polake, por ju mund ta shikoni që unë e dua Shqipërinë. Unë do t’i mbaj gishtat e kryqëzuar për të dy skuadrat. Të fitojë më i miri”, thotë guidatorja polake.