Atmosferë e zjarrtë nga kuqezinjtë në stadium. Gati të nis sfida me Izraelin (VIDEO)

Edhe pse kushtet e motit nuk janë të përshtatshme, stadiumi ”Air Albania” është mbushur nga tifozët kuqezi, që po dhurojnë një performancë të ndezur. Pak minuta pritet edhe që të nis sfida Shqipëri-Izrael. Gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika tregon pamjet e veçanta si videoja më poshtë.

Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes.

Trajneri Reja ka bërë plot 5 ndryshime në formacion, duke ulur në stol Kumbullën, Gjasulën, Çekiçin e Seferin, teksa Cikalleshi po kalon një gjendje gripale.

Marrin vendin në formacion Veseli në treshen e mbrojtjes, dyshja e Empolit Asllani-Bajrami dhe Uzuni e Armando Broja në majë të sulmit, që do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë.

Futbollistët e Kombëtares sonë futen në fushë për stërvitjen e fundit

Stadiumi ”Air Albania” nis të mbushet

SHKARKO APP