Aubameyang del nga merkato: Qëndroj në Dortmund, askush nuk arriti të më blinte
Pierre-Emerick Aubameyang heq veten nga merkato. Sulmuesi i Borussia Dortmund deklaron në një intervistë për Welt am Sonntag se do të qëndrojë në Dortmund, ku ndihet në shtëpinë e tij. Ai ishte objektivi kryesor i Milanit për forcimin e sulmit dhe pranon se ka pasur bisedime, por klubi italian nuk mundi ta blente.
“Është e vërtetë që kam folur me Borussian para pushimeve dhe kam shprehur mendimin se ndoshta ishte koha të provoja diçka ndryshe. Kam qenë i qartë, si me Michael Zorc (dejtori sportiv) ashtu edhe me ans-Joachin Watzke (administratori). Por asnjë nga klubet që më dëshironte nuk e bëri të mundur këtë gjë dhe kështu do të qëndroj te BorussIa Dortmund”.
Sulmuesi gabonez ka pasur oferta edhe nga Kina dhe thotë se mbetet një opsion për të ardhmen.
“Është normale të mendohesh kur të propozohen kaq shumë pará. E di që shumë njerëz thoshin se do të ishte një hap prapa profesionalisht, por pata një ofertë dhe e mora në konsideratë. Gjithsesi, strukturat nuk janë kaq profesionale si në Evropë. Besoj në Zot dhe e di që çdo gjë ndodh për një arsye, ndaj e di që kështu ishte më mirë”, thotë golashënuesi më i mirë i Bundesligës për sezonin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

