Aurah rrëfen ndarjen me futbollistin spanjoll: Qëndronte vetëm 48 orë me mua, më pas ikte te një tjetër …
Aurah Ruiz, ish-e dashura e futbollistit të Real Madrid e Paris Saint Germain Jesé Rodriguez, është kthyer të flasë për historinë e përjetuar me sulmuesin spanjoll, që zgjati deri në 2018.
“Kam kaluar shumë, çdo dy muaj më kontaktonte për të qëndruar me mua e zgjaste vetëm 48 orë, pastaj shkonte tek një tjetër, e pastaj kthehej sërish. Kështu shkoi puna për dy vjet, unë dua një lidhje normale e jo ta ndaj partnerin tim me të gjithë”, deklaroi bukuroshja e njohur.