Australia fiton ndaj Danimarkës dhe kualifikohet, Franca mundet nga Tunizia por mbetet e para (VIDEO)

Franca dhe Australia kalojnë për në fazën tjetër të Kupës së Botës, ndërkohë që Danimarka eliminohet. Kampionë në fuqi janë mundur 0-1 nga Tunizia , por ky rezultat nuk ndikon aspak në renditje për ta, pasi mbeten në krye.

Khazri do të shënonte golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 58-të, me një goditje të lehtë në hyrjet të zonës. Gjithsesi fitorja do të ishte e pamjaftueshme, pasi në fazën tjetër do të kalojë Australia, që mori një fitore minimale 1-0 ndaj Danimarkës.

Leckie do të realizonte golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 60-të, me një veprim të bukur në zonë. Australia administroi rezultatin deri në fund duke marrë një kualifikim të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?