“Autochthonous” mbush sot 5 vjeç, ja pamjet e asaj mbrëmje krenarie (FOTO&VIDEO)
Si sot 5 vite më parë, më 14 tetor të vitit 2014, u ndërpre ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian “Francë 2016”. Pas disa flakadanësh të hedhur në fushë nga tifozeria serbe në stadiumin “Hum” të Beogradit, në minutën e 42-të, droni me flamurin e Shqipërisë së Madhe “AUTOCHTHONOUS” dhe dy figurat historike (Isa Boletini dhe Ismail Qemali), do të tërbonte një popull dhe krenonte një tjetër!
Një nga futbollistët serbë e kapi flamurin pa rënë në tokë dhe e tërhoqi, duke shkaktuar reagimin e futbollistëve të kombëtares, të cilët vrapuan menjëherë për t’ia rrëmbyer nga duart.
Ajo që vijoi ishte një përleshje mes lojtarëve, por edhe pushtim i fushës nga tifozët serbë, të cilët nisën të dhunonin fizikisht lojtarët shqiptarë. Arbitri anglez Martin Atkinson urdhëroi rinisjen e lojës pas disa minutash, por futbollistët e kombëtares sonë nuk ndiheshin të sigurtë dhe nuk pranuan të hynin në fushë. Ismail Morina, ndryshe “Ballisti”, kaloi shumë peripeci, por tashmë më në fund jeton i qetë.