Avdiaj, Aliji e Çekiçi drejt kombëtares, Salihi e Curri jashtë (Foto)

Ndeshja e radhës kualifikuese “Francë 2016” ndaj Armenisë po afron, ndërkohë që trajneri italian Gianni de Biasi po përgatit risi dhe emra të tjerë që do t’i bashkohen kuqezinjve. Kjo ndeshje do të luhet më 19 mars, në Elbasan, ndërsa trajneri italian thuajse e ka përpiluar formacionin. Nga risitë po diskutohen emra si  Berat Xhimshiti (Zyrih), Donis Avdijaj (Shturm Graz, por kartonin e tij e zotëron Shalke), Naser Aliji (Vaduz, i huazuar nga Basel), Shkëlzen Gashi (Bazel, pritet rikthimi) dhe Endri Çekiçi (lojtari i ri i Dinamos së Zagreb). De Biazi për sfidën që do të luhet në fund të muajit mars, sa i përket formacionit bazë nuk do të ketë ndryshime.  Promovimi i lojtarëve të talentuar si Avdiaj, Aliji, apo Çekiçi, me thirrjen e tyre në kombëtare është strategji e trajnerit italian, i cili pritet të lërë jashtë disa nga senatorët që nuk kanë luajtur kohët e fundit. De Biasi mbi emrat e rinj konsultohet gjithnjë edhe me kapitenin Lorik Cana. Naser Aliji refuzoi pak kohë më parë kombëtaren e Maqedonisë për të luajtur me Shqipërinë. Avdiaj e Çekiçi janë konsideruar lojtarë me të ardhme të sigurtë tek klubet e tyre të mëdha, ndaj dhe kombëtarja kërkon t’i ketë që tani në gjirin e saj. Surpriza është Berat Xhimshiti, por fakti që ai luan me klubin e Zurih, e  radhit si favorit për të qenë pjesë e kombëtares në të ardhmen. Mes atyre që mund të largohen dhe nuk do të thirren në ndeshjen e ardhshme janë në diskutim janë mbrojtësi Debatik Curri, Ervin Bulku, si dhe sulmuesi Hamdi Salihi. Të tre këta lojtarë për shkak dëmtimi, apo probleme të tjera, me shumë pak gjasa do të grumbullohen për sfidën me armenët. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?