Aventura me Juventusin mbaron në janar, “veterani” bardhezi ndryshon mendje

Sami Khedira është një nga lojtarët që ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Juventusin. Mesfushori gjerman ka pësuar dëmtime të shumta, që kanë ndikuar negativisht tek ai.

Kampionët e Italisë nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë rinovimin, teksa 33-vjeçari theksoi ditë më parë se do të respektojë deri në fund kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Sami Khedira

Gjithsesi, Bild raporton se Khedira ka ndryshuar mendim. Mesfushori ka vendosur t’i japë fund me herët aventurës me Juventusin, pjesë e të cilit është prej vitit 2015.

Lojtari do të largohet në merkaton e janarit dhe po shqyrton ofertat që i kanë mbërritur. Diçka e tillë është pozitive edhe për klubin italian, që nuk do e humbasë me parametra zero në verë.

SHKARKO APP