Avioni privat 15 mln eurosh i Ronaldos përplaset në Barcelonë
Sporti E Diel, 2 Maj 2021 02:27
Avioni privat 15 milionë eurosh i Cristiano Ronaldos është përplasur teksa përpiqej të ulej në Barcelonë.
Asi i Real Madrid dhe Portugalisë nuk ishte në bord në momentin që avioni u përplas.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës në aeroportin El Prat.
Raportohet se marshi i avionit u prish në momentin e uljes dhe një pistë largimi në aeroport në atë moment ishte e mbyllur.
Piloti u mjekua për lëndime të lehta, por askush nuk pati dëme serioze.

KOHA JONË SONDAZH

