Avioni privat i Messit bën ulje emergjente në Bruksel

Avioni privat i Lionel Messi ka bërë një ulje emergjence të premten në mëngjes në aeroportin Zaventem, në Bruksel në Belgjikë.

Jet-i, i blerë dy vjet më parë nga sulmuesi i Barcelonës për 13 milionë euro, ka patur një problem me rrotat ulëse të tij. Nuk është ende e qartë nëse Messi ka qenë në bord të mjetit. Lajmin e ka bërë të ditur portali belg HLN, sipas të cilit përgjegjësit e aeroportit belg nuk kanë dashur të japin deklarata.

Avioni, i drejtuar për në Tenerife (Spanjë) ishte ulur herën e parë në Bruksel në orën 9:18. Më pak se një orë e gjysmë më pas është ngritur në drejtim jug-perëndimor, për tu kthyer sërish në Zaventem pas vetëm 43 minutash.

 Informacioni i përcjelljes tregon se avioni i Messit fluturoi nga Recife në Brazil për në Bruksel brenda natës

 Pas më pak se 90 minutash në Bruksel, ajo ndërpreu edhe një herë, por ishte vetëm në ajër për 43 minuta

SHKARKO APP