“Avullojnë” biletat për derbin Partizani-Tirana, shitje rekord vetëm për pak orë
Ashtu siç pritej interesimin për derbin mes Partizanit dhe Tiranës është i jashtëzakonshëm. Edhe pse biletat kanë dalë në shitje vetëm ditën e sotme, mësohet se deri më tani janë shitur më shumë se 15 mijë bileta.
Duke parë ritmin deri nesër disa orë para ndeshjes, pritet që të ezaurohen të gjitha vendet në stadiumin “Air Albania”. Një nga tribunat anësor mes të dyja tifozerive do të jetë i mbyllur për arsye sigurie, ndërkohë që pjesa tjetër pritet e gjitha e mbushur.
Për të evituar çdo ngjarje të pakëndshme, policia e shtetit do të përdor pamjet filmike për të parë rastet e dhunës apo të dëmeve që mund të shkaktojnë tifozët në stadium. Me ligjin e ri të sportit çdo tifozë rrezikon edhe burgim në raste dhune apo të ndonjë sjellje të pakëndshme. /R.Lika-Koha Jone/