“Azerbajxhani më e fortë se Shqipëria”, De Biasi sqaron batutën që bëri bujë
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, sqaroi deklaratën e tij se u kualifikua në Europian me një ekip më të dobët se Azerbajxhani. Italiani që ka dhe pasaportë shqiptare u përfol se kishte dhënë një deklaratë të tillë.
“U kam thënë lojtarëve edhe se jam kualifikuar në Kampionatin Europian me një skuadër më të dobët se ata. Duhet të besojmë në aftësitë tona”.
De Biasi në fakt u përball me shumë kritika nga tifozët shqiptarë dhe tashmë sqaron gjithçka.
“U kthye në mediatike dhe u ndërrua. Kam thënë që kur kemi filluar aventurën në Gjeorgji, skuadra që kisha marrë në dorë … Sigurisht e përmirësuam, morëm lojtarë që luanin jashtë. Ndërsa unë këtu kam lojtarë që luajnë në kampionatin e Azerbajxhanit dhe nuk kanë eksperiencë ndërkombëtare”, tha De Biasi për Supersport.