Babai i Bellingham sherr me trajnerin, Dortmund e shpall ”non grata”

Nuk ka qetësi në ambientin e Borussia Dortmund. Pas barazimit 3-3 ndaj St. Paulit në Hamburg, tensionet shpërthyen mes babait të Jobe Bellingham dhe trajnerit Robert Kovaç. Situata u krijua në pushimin mes pjesëve, kur tekniku vendosi ta lërë në stol 19-vjeçarin anglez për shkak të paraqitjes së dobët në 45 minutat e para. Ky vendim irritoi familjen e lojtarit, i cili vetëm këtë verë u transferua te verdhezinjtë për 30 milionë euro nga Sunderland.

Prindërit e mesfushorit, Mark dhe Denise Bellingham, pritën ekipin në hyrje të tunelit pas përfundimit të ndeshjes, ku pati një ballafaqim verbal me drejtorin sportiv Sebastian Kehl dhe trajnerin.

“BILD” zbulon se situata u tensionua më tej kur Mark Bellingham kërkoi një takim të drejtpërdrejtë me trajnerin Kovaç, duke shprehur hapur pakënaqësitë e tij. Pas këtij episodi, drejtuesit e Borussia Dortmund vendosën që familjarët e Bellingham të shpallen “non grata” në dhomat e zhveshjes, duke u ndaluar hyrjen në zonat e brendshme të ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?