Babai i Granit Xhakës ka një mesazh prekës për djalin e tij pas transferimit në Angli
Në prag të kapitullit të ri në karrierën e Granit Xhakës, babai i tij, Ragip Xhaka, ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, i cili ka prekur jo vetëm tifozët, por edhe opinionin sportiv shqiptar dhe ndërkombëtar.
Me fjalë të ndjera, ai e përshëndet vendimin e djalit të tij për të u rikthyer në Premier League, ligën më të fortë në botë, duke e cilësuar si një zgjedhje guximtare dhe të denjë për një lider të vërtetë.
Mesazh nga zemra për djalin tim, Granit Xhaka ![]()
![]()
Granit, nga zemra, babi të uron shëndet, fat dhe shumë suksese në kapitullin tënd të ri!
E dimë të gjithë: në çdo ekip ku ke luajtur, ke qenë i pazëvendësueshëm, lider, dhe kapiten me zemër.
Shumë oferta kanë ardhur – ekipe të mëdha të kanë kërkuar – por ti, luani im, zgjodhe Premier League, ligën më të fortë në botë. Dhe e dimë pse: sepse ti nuk kërkon rrugë të lehta, por sfida të mëdha, aty ku bëhen legjendat!
Je rritur me punë, me sakrificë dhe me shumë zemër. Ke bërë krenar jo vetëm familjen, por edhe krejt shqiptarët anembanë botës.
Tani, edhe njëherë, do t’ju tregosh të gjithëve se je lider i lindur, i pathyeshëm, dhe gjithmonë i denjë për më të mirën!
Zoti të bekoftë, luani im.
Të dua dhe do jem gjithmonë krenar me ty. ![]()
![]()
![]()
KOHA JONË SONDAZH

