Bajern Mynih +11 nga Volsburg, pas Këlnit feston 115 vjetorin e themelimit
Bajern Mynih festoi 115- vjetorin e krijimit me një fitore të thellë në Bundesligë, ndaj Këlnit, në takimin hapës të javës së 23-të, duke shënuar plot katër herë me të katërt lojtarët kryesorë, Schveinsteiger, Ribery, Robben dhe Levandoëski. Në “Allianz Arena” me përkrahjen e publikut vendas bavarezët u shfaqën të papërmbajtshëm që në fillim, teksa në 3’ Schveinsteiger me kokë kaloi përpara formacionin e drejtuar nga Pep Guardiola. Pas golit, në 10’ ibery u duk sikur vuri në kasafortë fitoren me golin e dytë, por Ujah para pushimit rihapi takimin me golin e 2-1. Në fillimin e pjesës së dytë shkurtimi i shifrave i dha zemër Këlnit që ju afrua në më shumë se një rast barazimit por pritjet e Neur nuk lejuan më prekjen e rrjetës. Në momentin më të vështirë të Bajernit, Ribery shërbeu për Roben, që goditi për golin e 3-1 dhe të 17-tin sezonal. Holandezi hkëputet akoma më shumë në garën për “Këpucën e Artë” të Bundesligës. Megjithatë festa e golit vazhdoi dhe me Levandoëskin që vulosi rezultatin përfundimtar në 4-1 me Bajernin që mund të shkëputet akoma më shumë në renditje, teksa ndodhet aktualisht +11 nga ndjekësi më i afërt, por Volfsburg ka një ndeshje më pak dhe luan nesër në Bremen. Sot Shtutgarti luan ndoshta shanset e fundit për të shpresuar tek mbijetesa.
Bundesliga – Java e 23-të
Të premten
Bajern Munih – Këln 4-1
Sot
15:30 Bajer L. -Fraiburg
15:30 Borusia D. – Shalke 04
15:30 Hanover 96 – Shtutgart
15:30 Hertha – Augsburg
15:30 Hofenheim -Mainz 05
18:30 Eintracht F.- Hamburg
Nesër
15:30 Borusia M. – Paderborn
17:30 Verder B. – Volfsburg
Klasifikimi: Bayern Munich 58 pikë, Volfsburg 47, Borussia M. 37, Shalke 35, Augsburg 35, Bayer Leverkusen 33, Hofenheim 30, Verder Bremen 30, Eintracht Frankfurt 28, Hanover 26, Mainz 25, Borussia Dortmund 25, Këlni 25, Hamburg 24, Paderborn 23, Freiburg 22, Hertha Berlin 21, Shtuttgart 18 pikë
KOHA JONË SONDAZH

