Bajerni, 6 gola Paderbornit të Alban Mehës, +11 nga Volsburg
Bavarezët e trajneri Pep Guardiola vazhdojnë udhëtimin drejt titullit të radhës kampion në Bundesligë, teksa kanë fituar me një rezultat tjetër tenistik . Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë mposhtur në javën e 22 të kampionatit gjerman Paderbornin e Alban Mehas me rezultatin e thellë 0-6. Pjesa e parë e takimit u mbyll në shifrat 0-2 falë dopietës së Levandovskit, 24’, 37’, ndërsa në pjesën e dytë e gjetën rrugën e rrjetës edhe Roben 64’, 86’, Riberi 72’ dhe i riu Uiser në minutën e 78’. Alban Meha provoi disa herë me gjuajtjet e tij për të mposhtur Nojer, por nuk ia doli dot. Me këtë fitore Bajerni ngjitet në kuotën e 55 pikëve, 11 më shumë se Volfsburgu i vendit të dytë që luan sot përballë Myshengladbahut të Granit Xhakës. Një ditë më parë Dortmundi fitoi ndaj Shutgartit dhe i shpëtoi zonës së ftohtë, dirsa pas ndeshjes nota dramatike përfshinë ekipin Shtutgartit, pasi tifozët inkurajuan ekipin e tyre, edhe pse humbi dhe rrezikon seriozisht rënien në një kategori më poshtë.
Bundesliga:
Java e 22-të/ Të premten
Shtutgart – Dortmund 1-3
Sot
Augsburg-Bajer L. 2-2
Freiburg-Hofenhaim 1-1
Mainz – Eintrakt F. 3-1
Padeborn – Bajern M. 0-6
Shalke – Verder Bremen 1-1
Këln-Hanover 1-1
Të djelën
15:30 Hamburg – Borusia M.
17:30 Volfsburg – Hertha
KOHA JONË SONDAZH

