Bajerni mundet 4-1, rikthehet me turp ndaj Volsburg
Rikthehet pjesa e dytë e Bundesligës gjermane me një rezultat të pabesueshëm. Volsburg, ekipi gjerman i Bundesligës që mbante vendin e dytë, ndali Bajernin kryesues, 4-1, duke i shkaktuar një humbje turpëruese. Por kjo humbje e Bajern i ka dhënë më tepër bukuri kampionatit gjerman, sepse është hapur gara për titull. Bajerni nuk ka më asgjë të sigurtë, për faktin se rivali kryesor i dha një leksion të mirë në përballjen e djeshme. Diferenca mes Bajern dhe Voslburg është ngushtuar tani, në 8 pikë. Para përgatitjeve të dimrit, Bajerni kryesonte me 11 pikë dhe dukej më i sigurtë. Por Bas Dost dhe Kevin de Bryine shënuan secili nga një dopietë për vendasit, që shkatërruan Bajern, në përballjen e djeshme. Bernat në 55’ shkurtoi diferencën për kampionët e Gjermanisë, kur rezultati ishte 3-0 në favor të vendasve, por të besuarit e Pep Gurdiola u treguan gjatë gjithë lojës të pafuqishëm për të ndryshuar diçka. Por me këtë surprizë, nuk mund të mbyllej nata për Vulsburg. Para ndeshjes së djeshme me Bayern, kjo skuadër i është gëzuar një tjetër lajmi. Talenti i kombëtares gjermane, kampione bote, Andre Schurrle, nuk gjeti hapësirat e kërkuara në ekipin e Chelseat dhe tashmë rikthimi i tij në Bundesligë është çështje detajesh. Ish sulmuesi i Bayer Leverkusen do të bashkohet me Volfsburgun, pasi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit. Nga ky operacion, ekipi londinez nuk humbet asnjë qindarkë, pasi “ujqërit” kanë ofruar 21 milionë paundë, 3 mln më shumë se sa shifra që pagoi Abramovich për ta shkëputur nga “aspirinat” në vitin 2013. Gjithsesi, shuma që do të derdhet nga Volfsburgu do të përdoret menjëherë nga Jose Mourinho, i cili është treguar i gatshëm për t’i paguar Fiorentinës klauzolën e sulmuesit Cuadrado. Gjatë këtij sezoni në Premier League, Schurrle është aktivizuar vetëm 5 ndeshje si titullar ku takimi i fundit ishte më 17 janar, në fitoren 5-0 ndaj Svansea. Me afrimin e tij te Volfsburg, sulmuesi kroat Ivica Oliç pritet të largohet te Hamburgu.
Bundesliga
Java e 18-të/ Të premten
Volsburg-Bajern 4-1
Të shtunën
15:30 Fraiburg – Eintrakt Frankfurt
15:30 Hamburg – Këln
15:30 Mainz -Paderborn
15:30 Schalke – Hanover
15:30 Shtutgart – Borusia M.
18:30 Bajer L. – Borusia D.
Të djelën
15:30 Verder B. – Hertha Berlin
17:30 Augsburg – Hofenheim
KOHA JONË SONDAZH

