Bajerni nuk ndalet në Bundesligë, fiton edhe ndaj Shalkes (VIDEO)
Bajerni i Mynihut nuk njeh rival në kampionat, duke vazhduar me serinë e fitoreve. Kampionët e Gjermanisë mposhtën 2-1 Schalke 04 duke zhvilluar një performancë të shkëlqyer në “Allianz Arena”. Pas 6 minutash vendasit kaluan në avantazh me anë të sulmuesit Levandoëski.
Polaku është bërë lojtari i dytë në historinë e Bundesligës që realizon në 11 ndeshje radhazi të luajtura në shtëpi, duke barazuar rekordin e vendosur nga Hejnkes.
Gjithsesi miqtë nuk dorëzohen dhe pas një kundërsulmi barazojnë ndeshjen me Di Santon. Myler i dërgon shokët në dhomat e zhveshjes në avantazh duke realizuar një gol të shkëlqyer në minutën e 36-të. Me këtë sukses bavarezët ngjiten në kuotën e 56 pikëve pas 22 ndeshjesh, 18 pikë më shumë se Leipzig.
KOHA JONË SONDAZH

