Bajerni zyrtarisht kampion në Bundesligë, merr titullin e 28-të në histori (VIDEO)

Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend të ndalet në Bundesligë. Bavarezët janë shpallur kampion për herë të 6-të radhazi, pasi sot kanë fituar 4-1 në transfertë ndaj Augsburgut.

Vendasit kaluan të parët në avantazh pas autogolit të Sule. Por dy golat e shpejtë të Toliso dhe Rodriguez përmbysën gjithçka që në pjesën e parë për bavarezët.

Pas pushimit ai që vulos triumfin e Bajerni ishte Arjen Roben me një gol të bukur me të majtën në minutën e 62-të. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Vagner vulosi triumfin e radhës, duke zyrtarizuar titullin e 28-të në histori. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?