Bajrami drejt largimit nga Empoli, Fiorentina bën gati ofertën për të

Pas Asllanit, Empoli këtë verë me shumë mundësi do të humbasë edhe shërbimet e Nedim Bajramit.

Fantazisti ka mbyllur një sezon të mirë dhe pas angazhimeve me ekipin kombëtar tani po shijon pushimet. Firentina është gati për të afruar mesfushorin dhe për t’i dhënë një vend në formacion.

Bajrami është nën menaxhimin e Fali Ramadanit, i cili do të diskutojë me klubin vjollcë për një transferim të mundshëm, pasi Empoli nuk mendohet t’i bëjë ndonjë ndalesë, sepse kërkon që të mbushë arkat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?