Bajrami mund të transferohet te Lazio, Tare bën gati 10 mln euro

Nedim Bajrami është një nga yjet e Empolit që ka spikatur këtë sezon duke tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të mëdha. Pas Cagliari, në skenë doli edhe Sassuolo duke përdorur kartën Dionisi, ish trajnerin e tij, ndërsa së fundmi në skenë doli dhe Lazio. Në këto kushte, përballë shumë ofertave, edhe klubi i Empolit është vënë në lëvizje.

Sipas “Sky Sport”, presidenti i Empolit konfirmoi edhe një herë dëshirën e klubit për ta mbajtur në skuadër por si çdo lojtarë edhe Bajrami e ka një çmim. Çdo klub që do të trokas në derën e tij duhet ta paraqes minimalisht një ofertë prej 10 milionë euro, çdo negociatë nis mbi këtë bazë.

Lazio është nga të paktat klube që mund ti rrëmbejë yllin e Empolit. Igli Tare pritet të futet në negociata, mund të bind lojtarin që qëndrojë tek Empoli deri në fund të sezonit duke e rezervuar praktikisht por kujdes. Bajrami mund të ndryshojë ekip që në janar, duke u transferuar menjëherë në kryeqytet.

SHKARKO APP