Bajrami para ndeshjes me Çekinë: Nesër do të jetë ndryshe, por rëndësi ka të mos humbasim

Nedim Bajrami ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Çekisë. Mesfushori theksoi se këtë herë do të kemi përballë një kombëtare të fortë, por Shqipëria është gati.

“Besoj se ai goli që kam bërë është i kaluar sepse ka goxha kohë. Nesër sfidë ndryshe, është skuadër shumë fizike dhe e dimë çfarë na pret. Gjithë çunat janë gati dhe e dimë çfarë duhet me bë në fushë për të fituar, por e rëndësishme mos të humbasim ndeshjen sepse është një kundërshtar shumë i fortë.

E dimë se na mungojnë disa lojtarë, por e gjithë skuadra është gati. Tuci që ka ardh dhe ka bërë stërvitjen e parë, e kemi pritur mirë. Çunat që janë këtu janë gati. Do jetë ndeshje e vështirë se në shtëpi janë të fortë.

Besoj se çdo ndeshje ka peshën e vet. Nesër ne do futemi për të dhënë maksimumin sepse kemi luajtur dhe ne të kaluarën me Çekinë, e njohim, por nesër sfidë e ndryshme. Barazimin nuk e kanë harruar akoma, nesër është ndeshje shumë e rëndësishme për të gjithë dhe të gjithë çunat janë gati.

E dimë se do jetë sfidë e rëndësishme se nuk e kanë harruar dhe jemi përgatitur shumë mirë. Si skuadër jemi të fortë. Dhe lojtarë individualë të fortë. Nesër shumë me rëndësi për t’u futur në ndeshje dhe për të parë çfarë do ndodhë.

Nesër do jetë sfidë shumë ndryshe, e dimë çfarë na pret dhe e kemi përgatitur shumë mirë. Në shtëpi siç e thashë janë skuadër shumë e fortë dhe që bëjnë presion”, tha Bajrami.

SHKARKO APP