Bajrami për “Dazn”: Flas çdo ditë me Asllanin, Broja është shumë i fortë

Nedim Bajrami u rikthye në fundjavën e kaluar te goli, duke realizuar një perlë ndaj Milanit. Në një intervistë për DAZN, Bajrami ka folur për objektivat e tij sezonal dhe për dy shokët e kombëtares Kristjan Asllani dhe Armando Broja.

“Më pëlqen të shënoj, apo të dhurojë asiste. Vitin e shkuar realizova 6 gola dhe 8 asiste, këtë vit duhet të bëj minimalisht 7 gola, ose më shumë, do të provojë të arrij në kuotën e 10 golave. Goli kundër Milan më pëlqeu shumë.

Asllani? Te ne bëri shumë mirë, është një djalosh i përulur, takohemi kur luajmë me përfaqësuesen, jam i lumtur që bëri një hap të tillë. Dëgjohemi thuajse çdo ditë, flasim jo vetëm për futboll. Idhulli im në futboll është Zidane, ka qenë shumë i fortë, një fenomen.

Deri më tani nuk kam kërkuar të shkëmbej fanella me dikë, nëse më duhet të zgjedh, them Dybala. Nga shokët e mijë në përfaqësuese ekipeve në Serie A do t’i këshilloja Brojën, është shumë i fortë”, u shpreh Nedim Bajrami për DAZN.

Nedim BAJRAMI tra Empoli, Nazionale e... Fantacalcio | DAZN TALKS | Serie A Tim

SHKARKO APP