Bajrami: U gëzova shumë kur pashë mesazhin, mezi pres të luaj për Shqipërinë!

Nedim Bajrami do të veshë fanellën e Shqipërisë duke filluar nga sfida ndaj Hungarisë që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e diel. Mesfushori 22-vjeçar, i cili është pjesë e Empolit në Serinë A, së fundmi ka dhënë një intervistë për  “Sport News”, të moderatores, Enxhi Biba. Fillimisht ai komentoi fitimin e gjyqit në CAS.

“Isha shumë i gëzuar kur e pashë mesazhin që mund të luaj për Shqipërinë. Jam shumë i lumtur që fituam gjyqin. Mezi pres të vesh fanellën kuqezi. Kur shkova herën e parë me skuadrën isha shumë i lumtur. Kur mora vesh që nuk mund të luaja u mërzita. Fola me Rejën dhe stafin, më thanë që mund të zgjidhej, në fund u zgjidh dhe jam shumë i lumtur. Reja, skuadra, tifozët më kanë shkruajtur, më kanë pritur shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Mezi pres të vesh fanellën kuqezi.

Mungesa ndaj Polonisë? – Isha me COVID, bëra ca teste dhe jam gati kundër Hungarisë. Flas me Rejën gjithmonë, mezi pret dhe ai që ta vesh fanellën kuqezi, unë jam gati për Kombëtaren. Më tha që duhet të jem i qetë, te Empoli kam luajtur, jam në formë dhe gati për kombëtaren.

Raporti me lojtarët e Kombëtares- Flas me Abrashin, me Gjimshitin, luaj me Ismajlin te Empoli. Më uruan të gjithë. Jam shumë i lumtur. Jemi një skuadër e mirë. Është një miks, mes të rinjve dhe atyre me eksperiencë.

Kombëtarja nga jashtë- Është një grup shumë i mirë dhe herën e parë kur u grumbullova u prita shumë mirë, jam shumë i lumtur, është miks lojtarësh me eksperiencë dhe me të rinj, jam lojtari i ri dhe duhet të mësoj nga ta dhe mezi pres të zbres në fushë.

Deri ku mund të arrijë Shqipëria? Të shikojmë në fushë, por në futboll nis loja 0-0. Kemi skuadër të mirë, e dimë çfarë duhet të bëjmë në fushë, duhet t’i fitojmë ndeshjet. I pamë në Europian, Hungarinë dhe Poloninë, janë të forta, dhe ne jemi të fortë, duhet të zbresim në fushë të japim maksimumin.

Objektivi në rang klubesh- Me klubin kam marrëdhënie të mire, ndihem shumë mirë këtë sezon jam te Empoli, dhe ishalla qëndrojmë mes më të mirë”, deklaroi mesfushori që po kalon një super formë në Itali.

 

 

SHKARKO APP