Bajrami: Zidane është modeli im, nuk e mendova dy herë ftesën e Shqipërisë!
Nedim Bajrami tregon sekretet e tij në një intervistë për Gazzeta Dello Sport. Mesfushori i Empolit foli për fillimet e tij në Zvicër, ndërkohë që më pas nuk la pa komentuar dhe pranimin e ftesës për të luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë.
“Ia dola ta merrja numrin 10. Në Zvicër kur isha fëmijë e fillova me 30. Më pas tek Empoli kalova te numri 11, tani kam marrë 10-shin, që është numri im i preferuar”, deklaroi fillimisht Bajrami.
Trekuartisti është roli im i preferuar, por kam luajtur edhe mesfushorin e majtë në 4-3-3 në Zvicër. Godas me të djathtën, por përpiqem të përdor edhe këmbën e majtë.
Idhulli? Zinedine Zidane ka qenë modeli im gjithmonë. Më pëlqente shumë kur isha në akademinë e të rinjve. Ai është padyshim modeli im që duhet ndjekur.
Zgjedhja e Shqipërisë? Kam arsyetuar me zemër, më kanë thirrur dhe nuk kam menduar dy herë”, deklaroi Bajrami për gazetën italiane.
KOHA JONË SONDAZH

