FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bakaj te Partizani? Reagon Genc Tomori: Ja e vërteta…

Elis Bakaj mund të veshë sërish fanellën e Partizanit. Sulmuesi që mbylli sezonin me Vllazninë tregoi për “Panorama Sport” se të kuqtë ishin futur në negociata me agjencinë e tij menaxheriale dhe se ai ishte i gatshëm të bëhej pjesë e kryeqytetasve.

I kontaktuar në lidhje me këtë çështje, drejtuesi i Partizanit, i cili merret me merkaton, Genc Tomori, la gjithçka të hapur sa i përket mundësisë së realizimit të këtij transferimi.

“Bakaj është një lojtar shumë i mirë. Merkato është e hapur deri më 31 gusht dhe çdo gjë mund të ndodhë. Për momentin kaq mund të them. Aktualisht jemi të përqendruar te prezantimi i Edgar Çanit, më vonë të shohim”, u shpreh Tomori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?