Bakayoko e thotë hapur: Milani është në zemrën time!

Tiémoué Bakayoko është gati për t’u rikthyer sërish te skuadra e Milanit. Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio ka zbuluar se kuqezinjtë janë në bisedime me Chelsea-n, për të rikthyer mesfushorin francez në Milano.

Në një prononcim për “Tuttomercatoweb” Bakayoko nuk e ka fshehur dashurinë për kuqezinjtë. “Të gjithë e dinë se Milani është në zemrën time dhe unë kam kujtime të mrekullueshme. Për momentin jam një lojtar i Chelsea-t dhe në futboll duhet të presim dhe të shohim”, u shpreh mesfushori i njohur.

Pioli është në kërkim të një futbollisti me karakteristika të ngjashme me Kessie, që ta ndihmojë skuadrën për të krijuar më shumë volum në mesfushë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?