Bakayoko flet për episodin me policinë: Jeta ime ishte në rrezik
Mesfushori i Milan-it Tiemeoue Bakayoko është rikthyer për të folur për arrestimin e tij në Milano nga policia, duke dhënë detaje të reja mbi historinë që u shfaq në një video dhe u bë virale në internet.
“Unë e gjeta veten me armën pas kurrizit tim. Ata e vënë në mënyrë të qartë jetën time në rrezik. Pasojat mund të ishin më të rënda nëse nuk do të kisha ruajtur qetësinë time, nëse nuk do të kisha pasur mundësi të bëja punën që bëj dhe të mos njihesha nga publiku.
Të gabosh është njerëzore. Çështja është te mënyrat dhe metodat e përdorura nga ata dhe mendoj se kanë shkuar përtej asaj që është e nevojshme. Pse nuk më kërkuan dokumentet menjëherë?Në videon e postuar në rrjetet sociale ju nuk shihni gjithçka, kjo është pjesa më e qetë e gjithçkaje që mund të kishte ndodhur.
Cila qoftë arsyeja që i shtyu ta bëjnë këtë, është gabim të dish se nuk ke siguri për të dyshuarit e arrestuar. Cilin do të ishin pasojat? A do të më kishin çuar në komisariat? Kjo më çon të bëj shumë pyetje te vetja. Nuk është e pranueshme, ata rrezikojnë jetën e njerëzve”, deklaroi Bakayoko, ndjeshëm i mërzitur nga ai episod i pazakontë.
Italian police pulled AC Milan’s Bakayoko over to search him until they realized it was him. This is scary. pic.twitter.com/FkFhyIqcJe
— Juliet Bawuah (@julietbawuah) July 18, 2022