Bakayoko rikthehet sërish në Seria A, por jo te Milani

Tiemoué Bakayoko kthehet në Serinë A. Mesfushori do të vendoset sërish në dispozicion të trajnerit Rino Gattuso, por te skuadra e Napolit.

Marrëveshja me Chelsea-n është arritur për huazimin vjetor të mesfushorit, i cili do të luajë në Napoli deri më 30 qershor 2021. Futbollisti ka zbarkuar në Romë për ekzaminimet mjekësore, që do t’i paraprijnë njoftimit zyrtar nga Napoli.

Milani ishte shumë i interesuar për Bakayokon, por negociatat me Chelsea-n kurrë nuk u konkretizuan. Ndaj dhe Napoli e shfrytëzoi mundësinë që iu dha, duke përforcuar organikën me një mesfushor cilësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?