Balaj dhe Uzuni në super formë, shënojnë për ekipet e tyre dhe fitojnë (VIDEO)
Dy sulmues të Kombëtares Shqiptare janë bërë protagonistë me skuadrat e tyre. Myrto Uzuni vulosi fitoren 1-3 të Ferencvarosit në fushën e Dyosgyorit. Për 25-vjeçarin beratas ishte goli i dytë në kampionat dhe i pesti në total me fanellën e Ferencvarosit.
Bekim Balaj gjeti rrugën e rrjetës në Austri me Sturm Grazin. Skuadra e shkodranit fitoi thellë në fushën e Austrisë së Vjenës, teksa shkodrani vulosi fitoren në minutën e tretë shtesë. Për 29-vjeçarin ishte goli i tretë sezonal, dy prej të cilëve i ka shënuar në kampionat dhe një në kupë.
KOHA JONË SONDAZH

