Balaj gol në Kroaci, Gashi, Xhaka e Ajeti kampionë në Zvicër

Sulmuesit e kombëtares sonë vazhdojnë të shkëlqejnë me ekipet e tyre evropiane. Bekim Balaj vijon të shënojë në kampionatin kroat. Shkodrani ka festuar golin e tretë radhazi. Balaj ka qenë autori i golit të parë në fitoren 2 – 0 të Rijekas në fushën e Zadarit.   Sulmuesi i Kombëtares ka mbërritur në Janar në kampionatin kroat ku deri më tani ka shënuar 8 gola, më shumë se çdokush tjetër në ekip. Në Kroaci luajnë edhe futbollistë të tjerë shqiptarë, si Sokol Çikalleshi dhe Endri Çekiçi.

Një ditë më parë në Zvicër Baseli ka siguruar matematikisht titullin kampion edhe për këtë sezon 3 javë para fundit. Skuadra zvicerane e ka arritur pas barazimit pa gola me Jan Bojsin, ekip i vendit të dytë.

Këtë sezon një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe futbollistët shqiptarë Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka dhe Arlind Ajeti. Tani Bazeli duhet të mendojë për finalen e Kupës së Zvicrës ku do të luajë me Sionin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?