Balaj mbështet nismën e Ligës: Qeveria të kthejë më shumë sytë nga futbolli!
Bojkotimi i futbollit në vendin tonë është një çështje që ka prekur edhe futbollistët e Kombëtares sonë. Sulmuesi Bekim Balaj i ka bërë thirrje qeverisë që t’i hedhë më shumë sytë nga futbolli, në një deklaratë të publikuar nga Liga Profesioniste në rrjetet sociale.
“Futbollin e kemi krenari kombëtare. Tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëjmë thirrje qeverisë që t’i hedhë më shumë sytë nga futbolli”, u shpreh Balaj.
Deri më tani Liga Profesioniste dhe qeveria nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për 4 kërkesat, të cilat klubet e Superiores duan që të realizohen. /R.Lika-Koha Jone/