Balaj nuk di të ndalet, shënon dopietë në miqësore me Sturm Graz (VIDEO)

Bekim Balaj po bën paraqitjet të shkëlqyera me Sturm Graz në fazën përgatitore. Bomberi shkodran e ka treguar edhe ditën e sotme, në miqësoren që ekipi i tij po zhvillon me sllovenët e Domzales.

Balaj shënoi dy gola në pjesën e parë, duke treguar formën e shkëlqyer që po kalon. Fillimisht sulmuesi shkodran shënoi në minutën e dytë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që do të realizonte edhe në minutën e 29-të.

Skuadra e tij fitoi me lehtësi miqësoren në shifrat 4-1, duke treguar se përgatitjet po shkojnë në drejtimin e duhur.

 

SHKARKO APP