Balaj: Nuk do e besoja se me dy gola s’do të fitonim me Andorrën

Sulmuesi Bekim Balaj u bë protagonist mbrëmjen e sotme duke gjetur rrugën e rrjetës, por sulmuesi shkodran u shpreh se u befasua nga dy golat e miqve.

 

“Mund të bënim shumë më tepër duke e ditur vështirësinë e ndeshjes. Nuk duhej ky barazim në shtëpi pasi ndeshja nisi mirë dhe shënuam e kjo na duhej por të pësosh dy gola nga Andorra.

Nuk mund të them se shënoj gjithmonë por mundohem të bëj më të mirën. Në fund vendos trajneri dhe unë jam gjithmonë gati që të jap më të mirën time. Duhej të rrezikonim më shumë në fund por rezultati 2-2 lë vend për diskutim dhe duhej të bënim më shumë.

T’i shënosh dy gola Andorrës dhe mos të fitosh, nuk e di. Para ndeshjes ndoshta nuk do të besonim se nëse shënonim dy gola nuk do të fitonim. E lejuam të afroheshin në zonë duke menduar se jemi të sigurt”, deklaroi Balaj.

SHKARKO APP