Balaj rrezikon të mungojë në dy sfidat e radhës së Kombëtares, sinjale pozitive nga Ismajli

Shqipëria rrezikon të humbasë edhe një tjetër lojtar për kualifikueset e Botërorit 2022 me Hungarinë dhe Poloninë.

Bekim Balaj ka pasur një shqetësim muskulor në kofshë dhe i është dashur të kryejë vizitat mjekësore, pas të cilave do të shihet, nëse do të jetë i gatshëm apo jo për ndeshjen e së shtunës me Hungarinë. Sulmuesi iu nënshtrua vizitave mjekësore, rezultati i të cilave do të përcaktojë nëse shkodrani do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja.

Kuqezinjtë kanë marrë lajme pozitive nga mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili është stërvitur rregullisht me grupin. Mungesë e sigurt është ajo e mbrojtësit Erjon Hoxhallari, i cili la grumbullimin pasi doli pozitiv në testet e Covid-19. Shqipëria luan në Budapest, të shtunën e 9 tetorit, ndërsa në datën 12 pret Poloninë në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?