Ballist Morina dhe Rey Manaj, dy personazhet që shkatërruan Serbinë!

Në memorien e futbollit shqiptar, dy emra kanë mbetur të lidhur fort me momentet më të bujshme në sfidat kundër Serbisë: Ismail Morina, i njohur si “Ballisti”, dhe sulmuesi kuqezi Rey Manaj. Edhe pse në rrethana krejt të ndryshme, të dy u bënë pjesë e dy episodeve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptarë duke “tërbuar” serbët.

Ngjarja e dronit në Beograd, e nisur nga Ballist Morina në tetorin e vitit 2014, u kthye në një nga incidentet më të përfolura të futbollit europian. Pas ndërprerjes së ndeshjes dhe vendimit të UEFA-s, Shqipëria përfitoi tri pikë të rëndësishme, të cilat ndihmuan dukshëm në kualifikimin historik të kuqezinjve në Euro 2016. Episodi mbeti simbol i një ngjarjeje që tejkaloi fushën e blertë dhe u diskutua gjerësisht në nivel ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ballist Morina shpërthen para Serbi-Shqipëri: Mos u bëni pjesë e maskaradës …

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Rey Manaj ka lënë shenjën e tij në mënyrën më sportive të mundshme: duke shënuar në fushë. Goli i tij spektakolar në përballjen e fundit në Beograd ndaj Serbisë u kthye në një moment të veçantë për Kombëtaren shqiptare dhe tifozët kuqezi.

Me një finalizim të klasit të lartë, Manaj shënoi një gol që është pjesë e historisë, pasi tashmë Shqipëria ka siguruar matematikisht edhe kalimin për në fazën Play Off të Kupës së Botës 2026.

Nga një episod jashtë fushe te një gol i pastër futbollistik, të dy momentet mbeten pjesë e rrugëtimit të veçantë të Shqipërisë në ndeshjet kundër Serbisë, një histori e ndërtuar nga situata dramatike, emocione të forta dhe momente që do të kujtohen gjatë.

Për serbët “ballisti” dhe Manaj janë dy personazhet që i kanë kthyer ditët e serbëve në “zi kombëtare”.

Kjo fitore është për fëmijët dhe gratë e luftës në Kosovë, thotë Rey Manaj (VIDEO) - Klan Kosova

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?