Ballkani godet dhe në merkato, akord me ish-sulmuesin e Shqipërisë
Ballkani mori një fitore të madhe dje ndaj Shkupit për play off-in e Conference Leagu. Jo vetëm në fushë, por ekipi nga Suhareka po punon edhe në tregun e transferimeve. Mediat në Kosovë kanë zbuluar se Ballkani ka arritur marrëveshje me sulmuesin shkodran, Sidrit Guri.
28-vjeçari ka gjetur akordin me Ballkanin dhe shumë shpejt pritet bëhet dhe zyrtarizimit. Guri që ka luajtur në dy ndeshjen me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që së fundmi është aktivizuar te Shkëndija e Tetovës.
Në edicionin që lamë pas, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Guri shënoi 10 gola në 24 ndeshje. Më parë, ai ka luajtur në Belgjikë te Oostende si dhe në Shqipëri te Kukësi, Korabi, Vllaznia, Kastrioti dhe Besën e Kavajës