Ballkani kërkon surprizën ndaj Slavias së Pragës, ja zgjedhjet e Dajës
Ballkani pas barazimit në sfidën e parë, tashmë do të sfidojë Slavian e Pragës në orën 18:45 në kryeqytetin çek.
Skuadra nga Suhareka është pjesë e grupit G aty ku garojnë edhe turqit e Sivasspor dhe rumunët e Cluj. Djemtë e Ilir Dajës barazuan 1-1 në “Fadil Vokrri” në takimin debutues në grupet e Conference League.
Ballkani zbret në fushë me rreshtimin e zakonshëm 4-3-3, me vetëm një ndryshim nga ndeshja ndaj Cluj.
Lumbardh Dellova do të luajë në qendër të mesfushës në vend të Qëndrim Zybës, teksa vendin e tij në prapavijë përkrah Bajram Jashincës e zë Egzon Sinani.
Ballkani (4-3-3): Frashëri; Thaqi, Jashanica, Sinani, Thaçi; Emërllahu, Dellova, Korenica; Krasniqi, Rrahmani, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.