Balotelli përfshihet në një aksident të rëndë, ishte në gjendje të dehur (VIDEO)

Mario Balotelli është përfshirë në një aksident automobilistik, ku për fatin e mirë dëmtimet kanë qenë të lehta. Ngjarja ndodhi në Breshia, rreth orës 20:30 të së enjtes, kur lojtari po kthehej në shtëpi pas një feste me shoqërinë.

Italiani iu nënshtrua edhe një testi alkool ku rezultoi pozitiv. Makina e tij tip Audi u shkatërrua thuajse plotësisht, ndërsa Super Mario iu drejtua menjëherë spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Balotellit iu hoq dhe patenta, ndonëse në momentin e aksidentit nuk e kishte me vete.

SHKARKO APP