Bankat rrezikojnë transferimet tek Milan, Bonucci dhe Biglia pranë rikthimit te Juve dhe Lazio
Mbretëresha e merkatos italiane në këtë vit është padiskutim Milan. Goditje të mëdha dhe me efekte gjigante të realizuara nga drejtuesit Fassone dhe Mirabelli, të cilëve presidenca e re u ka dhënë mandatin për të rindërtuar një skuadër në gjëndje për të konkuruar dhe fituar shumë, si në Itali, ashtu edhe në Europë. Por pikërisht në debutimin e Milan në Europa League, në ndeshjen e parë, të zhvilluar në transfertë ndaj rumunëve të Craiova, bënë shumë zhurmë mungesat e dy blerjeve të fundit të kuqezinjve, Bonucci dhe Biglia. Mungesa të derivuara nga disa probleme burokratike, duke parë që mungojnë garancitë e nevojshme për të mbyllur përfundimisht këto dy transaksione. Një situatë që nuk ka ndryshuar ende, me dy futbollistët të cilët nuk ishin future në listë dhe do të mungojnë edhe sot në San Siro në ndeshjen e kthimit, të paktën sipas asaj që raporton ‘Calcioefinanza.it’.
“Klubi kuqezi po kërkon të sigurojë garancitë për pagesën e dy blerjeve nga disa banka italiane, jo pa ndonjë problem të vogël. Milan i është drejtuar ndër të tjerave edhe Banco BPM, që është njëherësh edhe sponsor i klubit deri më datë 30 qershor 2019, por duke hasur vështirësi. Ky institucion financiar i është përgjigjur negativisht kërkesës së Milan për garanci. Bazuar në kushtet dhe situatën aktuale të bilancit të klubit kuqezi, banka nuk mund të japë asnjë garanci. Nuk bëhet fjalë për një refuzim personal. Në fakt situata ndikohet nga rregullat e sistemit kreditor. Cilado bankë do të sillej dhe reagonte në të njëjtën mënyrë për të dhënë këtë lloj garancie cilësdo shoqëri futbolli. Një temë kjo pra shumë normale për klubet e Seria A, bilancet e të cilave shpesh herë shënojnë humbje të mëdha”, citon portali i specializuar në çështjet e financave në futboll.
“Në këto raste, klubet u japin bankave një kundërgaranci në lidhje në raport me llogaritë, zakonisht ato që definohen si asete, si kredite në lidhje me të ardhurat e ardhshme, pasuri të paluajtshme, apo çdo gjë tjetër. Në substancë, funksionimi nënkupton, që nëse klubi nuk arrin të ripaguajë garancinë, banka mund të marrë në pronësi ndonjë nga asetet. Por, Milan ndodhet në një situatë të veçantë, thuajse totalisht të gjitha asetet e saj janë të dhëna si peng për financimin e realizuar nga fondi amerikan Elliott. Banka BPM ka sugjeruar dy rrugë të mundshme që mund të jenë zgjidhja e çështjes për Milan, me qëllim që të sigurojë garancitë e nevojshme. Ose të çlirojnë ndonjë prej aseteve të dhëna më parë në garanci si peng për bankën, ose të gjejë ndonjë bankë ndërkombëtare që të bërë rolin e kundërgarancisë”, vijon “calcioefinanza.it”.
Por, problemi kryesor tashmë është edhe koha e afatet të cilat nuk janë aspak në favor të kuqezinjve, përkundrazi. Gjithçka është shumë e ngutshme, duke parë që FIGC ka fiksuar datën 11 gusht si afatin e pakundërshtueshëm për depozitimin e garancive direkte për të garantuar shlyerjen nëpërmjet kësteve të pagesave të parashikuara për transaksionet e fushatës së merkatos të realizuara deri më 31 korrik 2017, dënimi i mos-zbatueshmërisë së kontratave dhe skadimi konsekuent i efekteve të depozitimit. Mbeten kështu vetëm 8 ditë në dispozicion të “Djallit” për të gjetur një zgjidhje dhe të mos shohin në mënyrë të bujshme dështimin e dy transferimeve më të rëndësishme të kësaj merkato vere, për të evituar kështu rikthimin e Biglia te Lazio dhe të Bonucci te Juventus.
KOHA JONË SONDAZH

