Barazim pa gola mes Bylisit dhe Laçit

Sfida mes Bylisit dhe Laçit është mbyllur pa gola. Ndeshja e vlefshme për javën e 12-të të Superligës, e luajtur në ”Adush Muça” dhuroi shumë raste, por asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta dërgoi topin në rrjetë. Me këtë barazim, Bylis mban vendin e fundit me 10 pikë, ndërsa Laçi renditet i parafundit me 1 pikë më shumë. Sot luhen dhe dy sfidat e fundit të javës së 12-të të superligës: Elbasani-Dinamo City dhe Partizani-Teuta. Ndërkohë kjo javë nisi një ditë më parë me dy ndeshje: Egnatia-Tirana 1-0 dhe Vllaznia-Skënderbeu 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?